9 milionë euro për eficiencën energjetike

76

BERZH lançoi sot një program të ri në Shqipëri, programin për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (GEFF), për të siguruar grante për sektorin e banesave me qëllim që të përmirësohet efikasiteti energjetik.

Një shumë prej 9 milionë eurosh është dedikuar për Shqipërinë. Donator kryesor i këtij programi është Bashkimi Europian.

Drejtori i BERZH në Shqipëri, Matteo Colangeli theksoi se, qytetarët që jetojnë në ndërtesa private dhe komunitare në Shqipëri, do të përfitojnë nga një akses më i gjerë në financim për projekte të ruajtjes energjetike falë këtij programi.

Ky program ka si qëllim të zvogëlojë përdorimin e energjisë në sektorin e banesave, të ulë ndotjen e ajrit dhe të përmirësojë komoditetin e jetesës nëpërmjet kësaj huaje tek bankat partnere për të mbështetur investimet në teknologjinë e gjelbër.