Nëntë-vjeçari shqiptar nga Montreali Kanada, Kevin Bajraktari, djali i doktor Andi Bajraktari nga Shkodra, ka dalë kampion provincial në Quebec Kanada në konkursin e matematikës THALES per vitin 2016.
Kevin Bajraktari gjithashtu përfundoi nder 15 te paret nga më shumë se 6000 pjesëmarrës në konkursin kombëtar te Kanadase ne kete konkurs per vitin 2016.
Ky konkurs (THALES), i cili është projektuar për fëmijët e klasave të 3-ta, është organizuar nga Qendra e Konkurseve te Matematikës në Amerikën e Veriut e cila përgatit disa nga garat të nivelit me të lartë të matematikës në Amerikën e Veriut.
Që nga viti 1990, më shumë se 1 000 000 studentë në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes kanë marrë pjesë në këto konkurse.
Burimi: Tema