9,54 milionë turistë deri në fund të nëntorit, surprizë italianët

1
Shqipëria shënoi bilancin më pozitiv ndonjëherë sa i përket numrit të turistëve, ku deri në nëntor të vitit 2023, numërohen 9,54 milionë vizitorë të huaj.
Dhjetori vazhdon të sjellë ende flukse mysafirësh nga të gjitha vendet e botës, që duan ta shijojnë Shqipërinë edhe në dimër.
Përveç vizitorëve besnikë nga Kosova që zënë peshën kryesore të hyrjeve turistike, duke u rikthyer disa herë brenda vitit, italianët kanë qenë surpriza e këtij viti, me 872 mijë vizitorë.
Mali i Zi, Spanja, Franca e Gjermania me rritje rekord, e po ashtu Shqipëria po vizitohet gjithnjë e më shumë nga turistë që vijnë nga Turqia, Kina, e vendet nordike.
/ata.gov.al