99-vjeçarja thyen rekordin botëror, ngjit murin 6 metra të lartë

75

Greta Plowman, një e moshuar 99 vjeçare, që jeton në Hatfield, në Angli, ka arritur me sukses, pavarësisht moshës, të ngjitet në një mur rreth 6 metra, duke u bërë kështu gruaja më e moshuar që ka realizuar një ngjitje të tillë.

Në dhjetor Greta, u ngjit në këtë mur, vetëm për të shoqëruar vajzën e saj Judith, 70 vjeç, por pasi pa performacën e saj vendosi të futet në lojë, e mbështetur edhe nga nipi i saj Tim Dobson, duke ngjitur këtë mur, për herë të parë në jetën e saj.

Ka qenë vetë Tim që ka filmuar gjithçka dhe e ka publikuar në rrjetet sociale, duke dokumentuar kështu një Rekord Botëror Guiness.