A e dini kush është partneri më i madh tregtar i Shqipërisë

56

Eksportet drejt Italisë në periudhën janar-prill të këtij viti llogariten rreth 48 miliardë lekë.

Instituti i Statistikave publikoi në fillim të javës raportin mbi tregtinë e jashtme për 4-mujorin, sipas të cilit shkëmbimet tregtare me Italinë zunë gati 30 % të vëllimit, duke e renditur atë edhe partnerin e parë tregtar.

Për këtë periudhë drejt Italisë, vendi ynë eksportoi mbi 28.5 miliardë lekë tekstile dhe këpucë, si dhe mbi 6.5 miliardë lekë materiale ndërtimi dhe metale.

Importet drejt Italisë llogariten për periudhën sipas INSTAT, 58.3 miliardë lekë nga të cilat 12.2 miliardë lekë ishin importet e makinerive dhe pajisjeve dhe 7.4 miliardë lekë produkte kimike dhe plastike.