Çdo shqiptar konsumon afërsisht 3 GB (gigabyte) internet çdo muaj me telefonin e tij celular. Të dhënat nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se përdorimi i internetit me brez të gjerë nga rrjetet celulare po rritet me ritme të shpejtë. Sipas statistikave të tremujorit të dytë të këtij viti, konsumi mesatar i internetit nga rrjetet celulare u rrit me 14% krahasuar me një vit më parë.
Sipas AKEP, janë rreth 1.75 milionë shqiptarë që kanë akses në internet 3G dhe 4G nga aparatet celularë. Në fakt, kjo shifër i referohet kartave SIM aktive që i përdorin këto shërbime.