A e dini sa litra ajër thithim në ditë?

413

Një i rritur mesatarisht thith dhe nxjerr rreth tetë litra ajër në minutë dhe 11,520 litra ajër në ditë, shkruan focus.it.

Ajri i thithur përbëhet nga rreth 20% oksigjen, ndërsa ai i dale përmban vetëm 15%, pra, ne thithim 2 304 litra oksigjen dhe nxjerrim 1 728 litra përsëri në mjedis.

Dallimi është ajo që ne konsumojmë me çdo frymëmarrje gjatë një dite, e bartur nga mushkëritë në qelizat e trupit, të cilat nga ana e tyre japin dyoksid karboni në gjak rreth 576 litra (pak më shumë se 0,5 m3) oksigjen në ditë.

Sigurisht, këto shifra “të sakta” të cilat ishin të dobishme për llogaritë – janë në të vërtetë të përafërta, pasi sasia reale e oksigjenit të konsumuar ndryshon sipas madhësisë së trupit, aktivitetit në zhvillim dhe patologjive të ndryshme.