A e dini sa makina ka në Shqipëri? INSTAT nxjerr shifrat

1501

Sipas INSTAT, në vitin 2021, numri gjithsej i mjeteve rrugore me status “aktiv” dhe “të çregjistruar përkohësisht” rezulton 740.669 mjete, nga 676.811 mjete të regjistruara deri në vitin 2020, duke u rritur me 9,4%.

Nga mjetet rrugore sipas llojit, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (80,1%), “Automjetet për transport të përzier ” (6,7%) dhe “Motor” (5,1%),

Në vitin 2021, numri i autoveturave për pasagjerë për 1.000 banorë është 212 krahasuar me 190 në vitin 2020 duke u rritur me 11%.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), për 10 mujorin 2022 janë regjistruar gjithsej 54 mijë automjete, nga të cilat 44 mijë ishin autovetura.

51% e mjeteve të regjistruara erdhën nga Gjermania e Italia (nga rreth 13-14 mijë secila).