A e dini sa mijë tonë qumësht prodhohet në Shqipëri?

64

Prodhimi blegtoral në vendin tonë ka ardhur në rritje të qendrueshme, kjo në sajë të shtimit të investimeve në ferma e komplekse blegtorale, por edhe në linja e fabrika të reja të përpunimit të qumështit.

Sipas statistikave të publikuara së fundi, sasia e përgjithshme e qumështit të grumbulluar në shkallë vendi gjatë vitit të kaluar shënoi rreth 140 mijë tonë, me një rritje prej me 0,49 %, krahasuar me vitin 2018.

Gjatë kësaj periudhe, dominon sasia në rritje e qumështit të lopës në rreth 124 mijë tonë, ose 3,04 %, më shumë krahasuar me një vit më parë. Ndërsa shënohet një rënie në sasinë e grumbulluar të qumështit të deles, dhe të dhisë, ku përkatësisht në vitin 2019 prodhimi i qumështit nga këto kategori shënoi 10 mijë tonë dhe 5 mijë tonë.

Sipas statistikave, sasia e qumështit të prodhuar për konsum, në vitin 2019 është rreth 18 mijë tonë, duke shënuar një rritje me 22,86 %, krahasuar me 2018. Ndërsa struktura e qumështit të prodhuar në vitin 2019 paraqitet si më poshtë: qumështi i plotë i përpunuar 74,83 %, qumështi gjysmë i skremuar 23,50 %, qumështi i papërpunuar 1,50 % dhe qumështi i skremuar 0,16 %.