A e dini sa peshonin përkrenarja dhe shpatat e Skënderbeut?

134

Është shkruar dhe është folur shumë rreth përkrenares dhe shpatës së Gjergj Kastriotit, Skënderbeut.

Studiuesi Gjon Keka jep të dhëna të sakta për shpatën dhe përkrenaren e tij.

Sipas tij, përkrenarja me mbishkrimin “* IN * PE * RA * TO * RE * BT *”, peshon tre kilogramë.

Ndërkaq, shpata e Gjergj Kastriotit e modelit italian, ka gjatësi 89 centimetra, gjerësi 5.5 centimetra, hekuri i mesëm ka gjatësi 7.8 centimetra, ndërsa peshon 1.9 kilogramë.

Shpata tjetër e tij e modelit turk, sipas Kekës, ka gjatësi 1.22 metra dhe peshon 3.2 kilogramë.