A e dini sa qumësht prodhoi Shqipëria vitin e kaluar?

37

Në vitin 2021 sasia e qumështit të grumbulluar rezulton rreth 115 mijë tonë.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT-i, sasia e grumbulluar e qumështit të lopës është rreth 94 mijë tonë, sasia e grumbulluar e qumështit të deles është 13 mijë tonë dhe sasia e grumbulluar e qumështit të dhisë është rreth 8 mijë tonë.

Krahasuar me vitin 2020, sasia e grumbulluar e qumështit të lopës paraqitet me rënie 7.4 %, ndërsa sasia e grumbulluar e qumështit të deles dhe dhisë paraqitet me rritje përkatësisht me 26.3 % dhe 8 %.

Nga sasia gjithsej e qumështit të grumbulluar, rreth 14 mijë tonë është përdorur për prodhimin e qumështit për konsum njerëzor, pjesa tjetër shkon për përpunim.

Sasia e prodhuar e djathit sipas llojit të qumështit pësoi rritje me 12 % dhe sasia e prodhuar e gjalpit pësoi rënie me 3.4 %, krahasuar me një vit më parë.