A e dini sa shqiptarë flasin anglisht rrjedhshëm? Ja harta globale

181

Rreth 840 milionë njerëz flasin anglisht në mbarë botën. E njohur si gjuha globale e biznesit, ka 335 milionë njerëz në planet që e flasin atë si gjuhë të parë dhe 505 milionë që e flasin atë si gjuhë të dytë.

Por sa shqiptarë flasin anglisht rrjedhshëm?

Sipas një harte të përpiluar nga MapChart, me të dhënat e Indeksit EPI, 17% e popullsisë në Shqipëri e njohin dhe e flasin mirë gjuhën angleze. E njëjta panoramë duket edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit. Sipas një ankete të realizuar nga INSTAT, 39,9 % e popullsisë 25-64 vjeç deklaruan se njohin të paktën një gjuhë të huaj;

Jo çuditërisht, Europa ka zotësinë më të fortë të të folurit të gjuhës angleze ndaj çdo rajoni në botë.

Duke përjashtuar vendet që flasin anglisht, si SHBA dhe Britania e Madhe (ku aftësia është natyrisht e lartë), vendet më të mira me aftësi më të lartë në gjuhën angleze janë: Holanda (71.45); Suedia (70.40); Danimarkë (69,93); Norvegjia (67.77); Singapori (66,03); Finlanda (65,83); Luksemburgu (64.57); Afrika e Jugut (63.37)./Referuar monitor/