A e dini sa shtetas të huaj punojnë në Shqipëri? Ja shifrat

30

Në një vit  janë pajisur me leje dhe vërtetime pune rreth 3,818 shtetas të huaj. Referuar të dhënave zyrtare të Agjencisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi, shifrat i takojnë vitit 2019 dhe në krahasim me një vit më parë, ka një rënie me rreth 2 për qind.  Konkretisht janë pajisur me vërtetime Deklarimi për Punësim 1,608 shtetas të huaj:  11% janë dhënë në Industrinë përpunuese (fasonët), 11% në informacion dhe  telekomunikacion (call center), dhe 10% në Arsim.

Sa i takon shtetësisë 45% janë shtetas italianë, 13% kosovarë, 6% anglezë dhe 6% amerikanë. Ndërkaq,  janë pajisur me leje pune 2,210 shtetas të huaj:  14% janë dhënë në Ndërtim, 13% në Aktivitete të kryefamiljarëve si punëdhënës, 11%  në Minierë dhe gurore, 8% në Bujqësi, 8% Informacion dhe komunikacion.