A e dini sa vlen ekonomia shqiptare dhe cilat janë 7 shtetet më të pasura në botë?

30

Sipas klasifikimit më të fundit të Bankës Botërore e që i referohet vitit 2018, Shqipëria është ekonomia e 122-të më e madhe në botë, ndër 183 ekonomi të analizuara. Kështu, ekonomia shqiptare vlerësohet në masën 15.05 miliardë dollarë gjatë vitit të kaluar, sipas çmimeve aktuale. Kjo renditje do të thotë se, ekonomia shqiptare është më e madhe se ajo e Kosovës, Maqedonisë së Veriut, apo Malit të Zi.

Krahasuar me vende të tjera europiane ndërkohë, Shqipëria lë pas gjithashtu shtete me një territor dhe popullsi mjaft të vogël, si: Malta, Monaco, Lichtenstein, apo Isle of Man. Përjashtim të vetëm bën Moldavia, shtet i cili në thuajse çdo klasifikim rezulton të ketë një ekonomi më të dobët se ekonomia e vendit tonë.

Në rang global, hegjemonia e dy vendeve të para mbetet e paprekur, me Shtetet e Bashkuara që kanë një ekonomi 20 trilionë dollarëshe dhe Kinën, 13 trilionë dollarëshe. Me një diferencë të ndjeshme ndjekin Japonia dhe Gjermania. Britania, Franca dhe India mbyllin listën e 7 ekonomive më të mëdha të botës, me Indinë që është risia e vetme, pasi është e vetmja në listë që ka rënë, duke zbritur nga vend i 5-të, në të 7-tin.