A e dini se….

183

-Alfabeti më i gjatë në botë është ai kinez, i cili numëron 72 shkronja dhe gjithsej 105 simbole. Ndërsa ai më i shkurtër është alfabeti kamboxhian, gjithsej 7 shkronja.

-Akademia e parë në botë ishte ajo e Platonit. Nxënës i tij ishte Aristoteli, i cili më vonë u bë mësues dhe shkencëtar. Platoni e themeloi Akademinë në vitin 387 p.e.s. Në hyrje të kësaj Akademie shkruhet: “Askush mos të hyjë në Akademi, nëse nuk di gjeometri”.

-Duhani u soll pas luftës së dytë botërore nga SHBA-të në Europë. Nikotina (helm përbërës i duhanit) emrin e mori nga një diplomat francez Jean Nicote, i cili e zbuloi atë dhe në nder të tij e mori edhe emrin Nikotinë.

– Dallga më e madhe e regjistruar deri më sot ka qenë në vitin 1971 në ishullin Ishigaki, Japoni, me lartësi 85 m.

-Është vërtetuar që asnjë person nuk mund të teshtijë pa i mbyllur sytë. Shkencëtarët kanë bërë edhe eksperimente për këtë dhe kanë arritur në përfundimin se është e pamundur.

-Në gjuhën e njeriut gjenden 100 lloje damarësh për të shijuar. Në sy gjenden 130 milionë qeliza shikimi.