A e dini se…

14

Shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Evropian zënë 60.5 %, të gjithë tregtisë.

Sipas raportit të publikuar nga INSTAT mbi tregtinë e jashtme, në periudhën janar – tetor 2021, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 72,2 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 54,9 % të importeve gjithsej.

INSTAT bën të ditur se, partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me 30,1 %, Turqia me 7,7 %, Greqia me 7,2 % dhe Gjermania me 6,6 %.

Në këtë dhjetëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 300 miliardë lekë, duke u rritur me 35,2 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 632 miliardë lekë, duke u rritur me 29,5 %, krahasuar me një vit më parë.