A e dini se 21 milionë dokumente me vulë elektronike janë gjeneruar nga e-Albania

32
Platforma e-Albania është kthyer në një lehtësi të madhe në ofrimin e shumë prej shërbimeve publike online, për qytetarët dhe bizneset.
21 milionë dokumente janë gjeneruar me vulë elektronike tek platforma e-Albania nga janari 2021 deri në shtator 2022.

Portali unik qeveritar shumëfunksional e-Albania.al administrohet dhe zhvillohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, shërben si një portë nëpërmjet së cilës çdo person i interesuar mund të marrë nëpërmjet internetit, shërbime elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri. Portali qeveritar e-Albania është i lidhur me Platformën Qeveritare të Ndërveprimit, e cila është arkitektura bazë mbi të cilën mundësohet ndërveprimi me sistemet elektronike të institucioneve publike.

Platforma e-Albania ofron 1225 shërbime elektronike për qytetarët shqiptarë.