A e dini se…

61

Gjuha me më shumë shkronja të alfabetit është gjuha Khmer, një gjuhë ajo e cila flitet në Kamboxhi. Alfabeti i kamboxhianëve në përgjithësi përmban 74 shkronja.

Alfabeti më i vogël në botë është ai i Rotkas, një gjuhë ajo e cila flitet në ishujt e Solomonit. Solomonët kanë vetëm 11 shkronja!

Të shkruarit është paraqitja grafike e një përmbledhjeje shkronjash, të cilat shërbejnë për ta bërë paraqitjen me shkrim të tingujve zanorë të një gjuhe. Secila gjuhë në botë ka veçantitë e veta, si për nga shkronjat, fonemat e edhe për nga numri i tyre.

Sistemi i të shkruarit është shpikur 3500 vjet para erës sonë dhe shkruhej në pllaka balte me ndihmën e kunjave prej druri, ose gdhendej nëpër pllaka mermeri ose gurë. Në këtë listë paraqiten sistemet e shkrimit (alfabetet) më të vjetra në historinë e njerëzimit.

Alfabeti kinez dhe japonez përbëhet vetëm prej simboleve, jo shkronjave. Gjuha moderne kineze (Hanzi) përmban përafërsisht 12.000 simbole. Në gjuhën japoneze (Kanji) janë më shumë se 50.000 simbole.