A e dini se…

21

Biblioteka e COD në Kryeministri, e ngritur mbi bazën e donacioneve, ka një fond librash prej rreth 5500 tituj librash.

Fondi bazë i saj përbëhet nga Vendime të Këshillit të Ministrave, prej vitit 1945 dhe botime të Fletoreve Zyrtare, ku më e vjetra i përket vitit 1922, të cilat janë në funksion të institucionit.

Ndërkohë, hapësira Digjitale e COD u ofron qytetarëve, studiuesve apo të interesuarve, akses dhe qasje për të shfrytëzuar Arkivin Digjital të Këshillit të Ministrave. Të gjithë përdoruesit përmes tabletave dhe PC-ve, mund të aksesojnë Arkivin Digjital të Kryeministrisë, të ndarë në dy fonde: Fondi i Dokumenteve të Këshillit të Ministrave dhe Fondi i Fotove të Këshillit të Ministrave nga viti 1912.