Amsterdami është qyteti me stilin më të shëndetshëm të jetesës. I famshëm për biçikletat e tij dhe kanalet piktoreske, nuk është për t’u habitur që është në krye të listës.
Ai mikpret më shumë se 400 aktivitete rekreative në natyrë si dhe është ndër qytetet më pak të ndotura në Europë.
Për më tepër, Holanda është vendi i pestë më i lumtur në botë dhe vendi i gjashtë më i mirë në Europë për nga niveli i mbipeshës, i cili është vetëm 20,4%, rreth 10% më pak se Britania e Madhe (27,8%).
Sidnei renditet i dyti ndër qytetet që promovojnë mënyrën më të shëndetshme të jetesës, me 2 636 orë rreze dielli në vit, mbi 1 000 orë më shumë se Berlini, Dublini dhe Gjeneva.
Këto të dhëna kanë dalë prej raportit të kompanisë ”Lenstore” bazuar në një ndërthurje midis të dhënave: 10 parametra për 44 qytete në botë.
Parametrat:
1. Nivelet e mbipeshës
2. Jetëgjatësia
3. Orët e dritës së diellit
4. Cilësia e ajrit dhe ujit
5. Niveli i lumturisë
6. Kostoja e një shisheje uji
7. Java mesatare e punës
8. Aktivitetet në natyrë
9. Numri i restoranteve
10. Anëtarësia për palestrën.