A e dini se kush është shqiptari i parë që shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

87

Emigranti i parë shqiptar që u vendos në Amerikë shërbeu si bërthamë magnetike për emigrantët e tjerë shqiptare. Ishte Kolë Kristofori prej fshatit Katund të Korçës që arriti në Amerikë me 1884. Pas gjashtë vjetësh emigrant Kolë Kristofori u rikthye ne fshatin e lindjes. Por më 1892, ai u rikthye në Amerikë së bashku me 17 bashkëfshatarë të tij, të cilët formuan bërthamën e diasporës shqiptare në SHBA. Më 1900 shumë shqiptarë të tjerë iu drejtuan ‘Botës së re”.

Nuk përjashtohet mundësia që edhe para tij të kenë ardhur shqiptarë tjerë, sikurse përmendet një prift katolik nga veriu, por ai apo ata ta erdhën si vizitorë me misione të ndryshme jo emigrantë ekonomikë si Kole Kristofori. Me vonë Kola u dorëzua prift dhe punoi si meshtar ortodhoks në disa qytete ku kishte emigrantë shqiptare.