A e dini se kush është vendi më demokratik në botë? Njihuni me studimin! Ja 10 vendet e para

567

Norvegjia është vendi më demokratik në botës sipas “indeksit të demokracisë “të revistës “The Economist”.

Me 9.87 pikë nga 10 sa janë në total, Norvegjia kryeson në listën e 167 shteteve të përfshira në këtë indeks. Ndërkaq, Islanda është ajo që qëndron në vendin e dytë sipas këtij indeksi të demokracisë

Suedia ka zënë vendin e tretë si vendi më demokratik në BE, e ndjekur nga pas nga Zelanda e Re, Danimarka, Kanadaja, Irlanda, Finlanda, Australia dhe Zvicra.

Këto dhjetë vendet përbëjnë grupin me mbi 9 pikë që kanë fituar epitetin e vendit më “demokraci të plotë”. Por, në po të njëjtën kategori, por me pikë nga 8-9 janë Holanda, Luksemburgu, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Austria, Malta, Spanja dhe Uruguai.

Ndërkaq vendet që më së shumti mungon demokracia janë Afganistani, Siria, Arabia Saudite, Jemeni, Çadi, Republika e Afrikës Qendrore, Kongo dhe Koreja e Veriut.