A e dini se truri i njeriut…

42

Truri i njeriut ka tre navigatorë, një për të njohur një vend, një për të lëvizur në të njëjtin vend dhe tjetri për të lëvizur nga një vend në tjetrin, sipas psikologëve të Universitetit të Emory që identifikuan tre zona të trurit që funksionojnë në pjesë të ndara dhe më pas ndërveprojnë.

Eksperimentet treguan se zona e paragokampusit të trurit është e përfshirë në njohjen e një lloji të veçantë të vendit, ndërsa lëvorja retrospleniale e trurit është e përfshirë në hartëzimin mendor të vendndodhjeve të vendeve të veçanta.

”Këto kërkime mund të rezultojnë të dobishme për përmirësimin e sistemeve të vizionit artificial, siç janë ato për veturat pa pilot”, thanë studiuesit.

Studimi u botua në revistën shkencore ”Proceedings of the National Academy of Science”.