A e Largon Kafeja Dhimbjen e Kokës?

4

Kafeja mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes së kokës falë kafeinës, e cila ngushton enët e gjakut dhe ndihmon përthithjen më të shpejtë të medikamenteve. Ajo mund të jetë efektive kundër migrenës, sinozitit dhe alergjive, por është një zgjidhje afatshkurtër dhe nuk trajton shkakun kryesor të dhimbjes.

Megjithatë, konsumimi i tepërt mund të krijojë varësi, duke shkaktuar simptoma si lodhje, acarim dhe të përziera kur ndërpritet. Për një burim më të ekuilibruar të kafeinës, mund të konsumohen edhe çaji, çokollata dhe kakaoja.

Referenca: agroweb.org