A është celulari juaj origjinal? Ja si mund ta zbuloni direkt

463

Të blesh një smartfon kushton dhe është një investim i madh. Shpesh produktet që marrim nuk janë origjinale dhe dalim të humbur me blerjet që bëjmë. Po si të sigurohemi se celulari që po blejme është cilësor?

Numri Serial iPhone

Për tu njohur me numrin serial të iPhone duhet të ndiqni këto rrugë:

  • Settings ➡ General ➡ Info/About Phone ➡ Serial Number
  • Shënoni numrin serial
  • Shkoni tek faqja: Check Coverage Apple dhe shkruani numrin serial
  • Nëse numri serial ekziston atëherë iPhone juaj është origjinal. Në të kundërtën mesazhi “Ky serial number nuk ekziston” nënkupton që keni në dorë një celular fallco

Kodi IMEI Android

Për tu njohur me kodin IMEI të Android-it tuaj duhet të ndiqni këto rrugë:

    • Merrni në telefon këtë numër: ? *#06# ? 
    • Shënoni kodin IMEI
    • Shkoni tek faqja: IMEI INFO dhe shkruani kodin IMEI
    • Nëse kodi ekziston dhe celulari është i njëjtë me atë që keni në dorë atëherë celulari juaj është origjinal. Në të kundërtën mesazhi “Ky kod IMEI nuk ekziston” nënkupton që keni në dorë një celular fallco

Psh. 123456789101112131415 , ju duhet të mbani mend numrin e 7 dhe të 8.

1. Nëse numri i shtatë dhe i tetë është 02 ose 20 kjo do te thotë qe telefoni juaj është i prodhuar ne Emiratet e Bashkuara Arabe.

2. Nëse numri i shtatë dhe i tetë është 08 ose 80 kjo do te thotë qe tel. juaj është i prodhuar ne Gjermani.

3. Nëse numri i shtatë dhe i tetë është 01 ose 10 kjo do te thotë qe telefoni juaj është i prodhuar ne Finlandë.

4. Nëse numri i shtatë dhe i tetë është 13 kjo do te thotë qe telefoni juaj është i prodhuar ne Azerbajxhan.

5. Nëse numri i shtatë dhe i tetë është 00 kjo do te thotë qe telefoni juaj është prodhim origjinal.

Për telefonat Nokia, 01 ose 10 është njësoj si 00, pasi Finlanda është vendi i prodhimit të Nokia-s. Kjo përdoret për çdo lloj telefoni jo vetëm për Nokia