A është Hidrocentrali i Fierzës më i madhi në Ballkan?

460

Hidrocentrali i Fierzës  është ndërtuar mbi Drin në afërsi të fshatit Fierzë. Filloi të ndërtohej në nëntor 1971 dhe u vu në shfrytëzim më 1978.

Ka një digë me gurë, zhavorr dhe bërthamë deltine të lartë 160 m. Diga krijon një rezervuar, (Liqenin e Fierzës) me vëllim 2,7 miliardë metra kub ujë.

Është më i madhi në vend dhe ka shërbyer si burim kryesor në prodhimin e energjisë elektrike, madje në disa raste duke furnizuar edhe vendet fqinje. Është i parafundit ndër hidrocentralet e ndërtuar nga sistemi komunist, dhe ka një kapacitet prodhimi prej 500 megavat (MW).

Është ndër më të mëdhenjtë në Ballkan, por jo më i madhi.  (i pari konsiderohet HEC-i i Danubit në Serbi).

Ishte tetori i vitit 1978, kur nisi punën turbina e parë e HEC-it të Fierzës, i ndërtuar me ndihmën e shtetit kinez