A janë ilire piramidat e zbuluara në Bosnje?

25

Historia nuk mbulohet dot nga dheu, drutë apo gënjeshtrat. Piramidat e zbuluara në Bonjë, të cilat për shekuj me radhë mbaheshin sekrete nga shërbimet jugosllave dëshmojnë se ilirët janë civilizimi më i lashtë në botë.

Sipas agjencisë INA, piramida e Diellit, Hënës dhe e Muajit të zbuluara në vitin 2006 nga arkeologu dhe historiani bosnjako-amerikan, Sam Semir Osmanagiq, në qytetin Visoko, 20 km në veriperëndim të Sarajevës, janë zbulimi i që ka tronditur arkeologët, gjeologët dhe shkencëtarët e të gjithë globit.

“Piramidat janë ndërtuar nga civilizimi ilir, i cili ishte shumë më i avancuar se sa i sotmi. Ato janë më të sofistikuara se sa mund tua marrë mendja shumë ekspertëve. Në materialin e ndërtuar nga tullat gjigante të cilat peshojnë deri në 5 tonë është gjetur një material i lashtë rreth 40 mijë vjet” – thotë arkeologu Osmanagiq.

Sipas tij piramidat në fjalë janë piramidat më të larta dhe më të lashta se sa ato të Egjiptit.

“Piramida më e lartë në botë është ajo e Gizës, 145 metra, piramida më e lartë e Majave është ajo El Mirador – 103 metra, por piramida më e lartë në botë është ajo e Bosnjës, e quajtur Piramida e Diellit e lartë 220 metra. Shmangia nga veriu është 0 gradë, 0 minuta dhe 12 sekonda. Asnjëherë nuk është shënuar një orientim më i saktë se ai në Piramidën e Diellit” – shprehet zbuluesi i saj, dr. Semir Osmanagiq.
/lajmifundit.al