A jeni gati për një përvojë tjetër Allweb?

9

Pas sukseseve të vazhdueshme që nga viti 2016, konferenca më e njohur në Shqipëri në fushën e marketingut digjital, biznesit dhe inovacionit, AllWeb, rikthehet këtë vit me një format të ri:

AllWeb Workshop.

Ky event tre-ditor, i planifikuar të mbahet më 02-04 Prill 2024 në Tiranë, premton të jetë një udhëtim transformues në botën e marketingut digjital, duke ofruar njohuri të thella, teknika të avancuara dhe mundësi rrjetëzimi të pakrahasueshme për pjesëmarrësit.

AllWeb Workshop vjen si përgjigje ndaj kërkesës në rritje për ekspertizë më të thelluar në përdorimin e rrjeteve sociale si LinkedIn, Instagram, TikTok, YouTube, etj., dhe synon të pajisë profesionistët e marketingut me aftësitë e nevojshme për të përballur sfidat dhe për të shfrytëzuar maksimalisht potencialin e tyre në një botë gjithnjë e më të digjitalizuar.

Folësit kryesorë dhe tematikat:

Jasmin Alić (Jay nga Hey Jay) – Growing brands & businesses on LinkedIn™

Ekspert i shquar në fushën e rritjes së LinkedIn dhe copywriting, Jay do të ndajë sekrete mbi planifikimin e më shumë se 100 postimeve të ardhshme në LinkedIn, duke ofruar një strategji të re që shmang përdorimin e inteligjencës artificiale për gjenerimin e ideve, dhe mësimet për të shkruar postime tërheqëse që dallojnë në epokën e përmbajtjes së krijuar nga AI.

Kirsten JassiesInstagram and TikTok expert 📱, author 📒, trainer 🏋🏼‍♀️

Eksperte holandeze e mediave sociale, e specializuar në Instagram dhe TikTok, Kirsten do të fokusohet në teknikat e krijimit të përmbajtjes vizuale që tërheq dhe angazhon, duke theksuar rëndësinë e pëmbajtjes vizuale dhe strategjive efektive të mediave sociale.

Pjesëmarrësit do të kenë gjithashtu mundësinë të dëgjojnë nga të ftuar specialë nga kompani lokale, të cilët do të ndajnë njohuri praktike dhe studime rasti të suksesshme.

Kush duhet të marrë pjesë:

  • Profesionistët e marketingut dhe komunikimit
  • Menaxherët e mediave sociale
  • Krijuesit e përmbajtjes / Influencer-ët
  • Sipërmarrësit dhe drejtuesit e bizneseve
  • Profesionistët e agjencive të ndryshme
  • Entuziastët e marketingut digjital

Të gjithë individët që dëshirojnë të ndërtojnë brendin e tyre personal online!

Arsyet për të mos e humbur këtë Workshop:

  • Ekspertizë e pakrahasueshme: Mësoni nga liderët e industrisë si Jasmin Alić dhe Kirsten Jassies mbi strategjitë e LinkedIn, Brand Storytelling, Instagram, strategji për rritjen e markës dhe krijimin e përmbajtjes vizuale.
  • Mësimi i avancuar: Zbuloni teknikat e avancuara të marketingut digjital që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në biznes.
  • Rrjetëzim: Lidhuni me profesionistë dhe drejtues të industrisë në një mjedis bashkëpunues.
  • Përmbajtje e përshtatur: Gjeni zgjidhje për sfidat e marketingut digjital të përshtatura për nevoja të ndryshme profesionale.
  • Përvojë transformuese: Sfidoni, përmirësoni dhe frymëzohuni në udhëtimin tuaj të marketingut digjital.

Detajet e Workshopit:

  • Data: 02-04 Prill
  • Ora: Fillon në 13:30, më 2 Prill
  • Vendndodhja: Tirana, Shqipëri

Biletat janë me një ofertë Early Bird prej 199 euro deri në datën 24 Mars, dhe një çmim standart prej 259 euro. Ekziston gjithashtu një ofertë speciale për rezervime grupi, ku mund të përfitoni nga paketa tarifore 4+1 falas.

/pcworld.al