A ju kishte marrë malli? ”Tom and Jerry” rikthehet në ekranin e madh

66

”Tom and Jerry” do të rikthehet në ekranin e madh. Tim Story, regjisor i ”Fantastic Four” të vitit 2005, do të realizojë filmin e ri rreth maces dhe miushit më të famshëm në histori.

”Warner Bros” raportohet se ka vendosur që personazhi negativ i këtij projekti të ketë zërin e aktorit Peter Dinklage. Puna për këtë projekt do të nisë këtë vit dhe premiera e tij do të jetë më 16 prill të vitit 2021.

Në këtë film do të kemi edhe një personazhe të re me emrin Kayla, e cila do të ndihmojë Tom që të ndalojë Jerry-n që të largohet nga disa ngjarje. “Tom and Jerry” është një serial amerikan i animuar i krijuar në vitin 1940 nga William Hanna dhe Joseph Barbera.

Historitë kanë në qendër rivalitetin komik midis dy personazheve të vogla, Tom, një mace dhe Jerry, një miush dhe disa personazheve të tjera.