A ka rëndësi kur hamë?

17

Ne e dimë që çka hamë ka rëndësi, por a ka rëndësi edhe kur hamë? Gjetjet e fundit sugjerojnë që përgjigjja mund të jetë po.

Krono-ushqimi sheh se si koha e ngrënies ndikon në statusin ushqyes dhe rezultatet e shëndetit. Në mënyrë të veçantë, shkencëtarët nutricionistë kanë eksploruar ndikimin e frekuencës së vaktit, anashkalimit të tij, kohëzgjatjes midis vaktit të parë dhe të fundit të ngrënies, agjërimit periodik (kufizimit të shpërndarjes së marrjes së kalorive gjatë gjithë ditës).

Këto gjetje kanë filluar të ndërtojnë një mori provash që demonstrojnë se si koha e marrjes së ushqimit mund të ketë efektin e vet të pavarur në rezultatet e shëndetit, nga menaxhimi i peshës tek metabolizmi te rreziku i kancerit.

Ngrënia më rrallë, konsumimi i mëngjesit dhe ngrënia e vaktit më të madh në mëngjes mund të jenë mjete efektive parandaluese afatgjata kundër shtimit të peshës.

Rezultatet e studimit gjithashtu demonstruan se pjesëmarrësit që zakonisht kishin agjërime më të gjata gjatë natës (18 orë ose më shumë) kishin më shumë të ngjarë të kishin një BMI (indeks të masës trupore) më të ulët krahasuar me pjesëmarrësit që kishin agjërime më të shkurtra gjatë natës.

Autorët theksuan se modelet e ngrënies të lidhura me një indeks të masës trupore më të ulët ishin përgjithësisht më të shëndetshme. Individë të caktuar, veçanërisht të moshuar me sëmundje kronike, duhet të zgjedhin modele vaktesh që kanë më shumë gjasa të nxisin shtim në peshë.