A keni emër të veçantë dhe sa persona e kanë të njëjtë me ju në Shqipëri? E zbuloni këtu

244

Me siguri e keni menduar ose keni pyetur veten se sa popullor apo i përhapur është emri yt dhe domethënien që ka.

Dhe me siguri keni menduar se sa njerëz të tjerë kanë të njëjtin emër si ju. Epo tani keni mundësinë që t’a zbuloni dilemën.

INSTAT ka një hapësirë, në të cilin keni mundësi të zbuloni sesa emra ka si i juaji. Si dhe në cilat qytete janë më të përhapura, si dhe grafikun sipas viteve.

KËTU mund të shkruani emrin tuaj me shkronjë të madhe. Dhe menjëherë do të keni mundësi të shihni sa persona të tjerë kanë të njëjtin emër me ju.

Gjithashtu në vazhdim mund të shihni edhe kurbën e popullaritetit të emrit. Në cilin vit ka qenë më i përdorur dhe si ka ardhur duke u përhapur apo duke dalë nga moda.