Abone falas për studentët në Tiranë, si do veprohet

121

Me vendim të këshillit bashkiak, studentët në Tiranë, nuk do të paguajnë më për abone, që të përdorin linjat e transportit publik qytetas. Ky vendim u mor për të lehtësuar studentët nga rritja e çmimeve që vjen  si pasojë e luftës në Ukrainë.

Duke paraqitur kartën e studentit dhe një fotografi, në një nga 7 pikat e shpërndarjes së aboneve, të gjithë studentët e universiteteve publike dhe private të Tiranës, do të kenë mundësi që të pajisen me abone falas, të cilën do mund ta përdorin që prej datës 1 nëntor.

Për studentët e rinj që ende nuk janë pajisur me kartën e studentit, mund aplikojnë ne fakultete përkatëse. Deri më tani ka mbi 60 mijë studentët që përfitojnë shërbime të ndryshme përmes saj.

Gjatë kohës që do të përdorin transportin publik, studentët krahas abonesë do të duhet të paraqesin edhe kartën e studentit.