Administrata/ 108 pozicione pune për studentët ekselentë, ja si mund të aplikoni

18

Administrata publike ka hapur thirrjet për të punësuar studentët ekselentë.

Gjithsej janë 108 pozicione pune në 42 institucione shtetërore, në 17 qytete të ndryshme të vendit.

Të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e garës duhet të aplikojnë në punetembare.al dhe dap.gov.al. Aplikimet të hapura deri më datë 4 dhjetor 2020.

“Për të gjithë të interesuarit hapet thirrja për vitin 2020 për punësimin e studentëve ekselentë në administratën shtetërore. Mesatarja e studimeve duhet të jetë 9.00 – 10.00. Aplikuesi duhet të zotërojë një diplomë të çdo niveli, Bachelor/Master Profesional/Master Shkencor, përfituar nga viti 2017 e në vijim”, thuhet në njoftimin e DAP.

Studentët ekselentë të interesuar duhet të aplikojnë në platformën punetembare.al dhe dap.gov.al.

“Janë 108 pozicione pune në 42 institucione shtetërore, në 7 qytete. Afati i aplikimit është deri më datë 4 dhjetor 2020”,bën të ditur DAP.