AdZM Vlorë guidë në Karaburun për të pasionuarit pas natyrës

0

Të pasionuarit pas natyrës shijuan fundjavën që lamë pas  Karaburunin, vetëm pak kilometra në vijë tokësore nga Vlora.

Administrata e Zonave të Mbrojtura Vlorë organizoi një guidë gjithpërfshirëse në zonën e Karaburunit, ku u njohën me bukuritë natyrore më të veçanta që ofron gadishulli i Karaburunit.

“Rrugëtimi nisi pranë monumentit të kulturës “Kisha e Marmiroit”, e cila gjendet në afërsi të ligatinës së Orikumit. Një ecje relaksuese në natyrë, përgjatë së cilës shijohen peizazhet panoramike të mrekullueshme të detit Jon dhe jo vetëm”, theksoi AdZM Vlorë në një postim në rrjetet sociale.

Gadishulli i Karaburunit vazhdon të jetë një nga destinacionet më të kërkuara të bregdetit shqiptar, për faktin se është thuajse tërësisht i paprekur, me një peizazh mbresëlënës të rrethuar tërësisht nga uji, ndërsa po kaq interesant është fakti se natyra e egër është një rezervat natyror që tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë, sidomos ata të huaj, që duan të njohin gjithnjë e më shumë zonën.

/ata.gov.al