Aeroporti i Vlorës, më 8 maj testi i parë i uljes së avionit në pistë

3

Më 8 maj pritet të kryhet ulja e parë testuese në pistën 3.2 km të Aeroportit të Vlorës, ndërsa fluturimet zyrtare do të nisin brenda sezonit veror. Aeroporti synon të përpunojë deri në 3 milionë pasagjerë që në vitin e parë të operimit.

Projekti ka krijuar 1200 vende të reja pune në sektorin e aviacionit civil, me paga konkurruese në nivel evropian. Kapaciteti maksimal përpunues i aeroportit do të arrijë 4.5 milionë pasagjerë.

Investimi ka arritur në 140 milionë euro, përtej parashikimit fillestar prej 104 milionë, duke përfshirë tre komponentë kryesorë: transportin e pasagjerëve, mirëmbajtjen e avionëve dhe zhvillimin e një nënsektori të ri që pritet të sjellë përfitime të mëdha ekonomike dhe punësim të qëndrueshëm në vend.

Referenca: ata.gov.al