Afatet dhe kriteret, ja si mund të aplikojnë studentët për kryerjen e praktikës në Bankën e Shqipërisë

138

Deri më 31 janar 2019, studentët mund të aplikojnë për kryerjen e praktikave mësimore në Bankën e Shqipërisë që do të zhvillohen gjatë 6 mujorit të parë të vitit (shkurt – qershor). Ndërsa nga data 01 – 30 prill, aplikojnë për praktika që do të zhvillohen gjatë 6 mujorit të dytë të vitit (korrik – dhjetor).

Banka e Shqipërisë ofron mundësinë e kryerjes së praktikave mësimore për studentë apo të sapodiplomuar nëpërmjet programeve specifike të formimit, apo përfshirjes në projekte të veçanta të saj.

Këto praktika mësimore synojnë përcjelljen e një modeli njerëzor e profesional në formimin e karrierës.

Banka e Shqipërisë promovon kryerjen e hulumtimeve në fushën ekonomike dhe fton të aplikojnë të gjithë studentët apo të sapodiplomuarit të cilët duan të përmirësojnë dhe të thellojnë njohuritë e tyre në fushën e ekonomisë.

Banka e Shqipërisë ka publikuar modalitetet e kryerjes së praktikës mësimore. Detaje i gjeni tek faqja online e bankes