Agjencia prestigjioze: Pse Shqipëria është ”perla europiane” që duhet vizituar?!

13

Shqipëria, e vendosur disa qindra kilometra larg Kroacisë në skajin jugor të Gadishullit Ballkanik, ka tërhequr vëmendjen e miliona turistëve anembanë botës me potencialin e saj të madh për t’u bërë një nga pikat më të vizituara të Europës. Kjo kryesisht në sajë të vijës bregdetare spektakolare me rërë të bardhë, pozicionin e saj të lakmueshëm me pamje tërheqëse përpos situatws sw saj ekonomike të vështirë, e cila sërish favorizon turistët duke qenë një destinacion shumë i lirë për t’u vizituar. Është e vërtetë që potenciali i Shqipërisë ka mbetur kryesisht i pashfrytëzuar, kjo për shkak turizmit ende të pazhvilluar, por kjo është një arsye më shumë për ta vizituar këtë vend tani, përpara se të mbipopullohet nga turistët, thekson Travel News.

Një shëtitje në kryeqytet, është një mënyrë e këndshme për ta nisur udhëtimin tuaj, me Tiranën e cila së fundmi, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve për shkak të zhvillimit duke rritur numrin e hoteleve, restoranteve dhe bareve me cilësi të lartë. Mënyra më e mirë për të eksploruar Shqipërinë është që të marrësh me qira një makinë dhe të udhëtosh sa më shumë pranë bregdetit, duke admiruar rivierën mahnitëse dhe ujërat e kaltër të Adriatikut gjatë gjithë rrugës.

Çuditërisht, shumë nga plazhet e Shqipërisë janë shumë të nën-populluara nga standardet europiane, të cilat nëse do të kishin të njëjtin peizash do të ishin tepër të lakmuar nga të gjithë. Plazhet e bukura, ushqimi dhe akomodimi i lirë e bëjnë Shqipërinë një destinacion ideal pushimesh. Ju mund të shijoni disa pushime fantastike në Shqipëri me një çmim shumë të përballueshëm.

Ndër pikat më të bukura përgjatë rivierës është Dhërmiu, i cili rrethohet nga ujërat kristalore kudo në Ballkan. Si rezultat, është bërë shpejt një qytet turistik, me hotele luksoze. Saranda, Vlora dhe Himara janë gjithashtu qytete bregdetare të njohura, me plazhe të mrekullueshme që ia vlen të shijohen për një ose dy ditë.

Në shumë mënyra, Shqipëria ndjehet më shumë si Azia Jug-Lindore sesa Europa; është e nxehtë dhe e thatë, ka plazhe të bukura kudo, dhe është pabesueshme se si vijon të jetë aq e lirë. Përkundër gjithçkaje që po ndodh, Shqipëria nuk është për të gjithë dhe ka disa arsye që mund t’ju bëjnë të mendoni dy herë para se të rezervoni një udhëtim atje. Pasi shpëtoi nga periudha e komunizmit, Shqipëria ishte e arritshme vetëm për të huajt që nga viti 1991, duke e bërë atë një vend disi të panjohur. Kjo është ndoshta arsyeja kryesore pse ende nuk është aq e vizituar.