Air Albania/ Pas “Lasgushit” vjen “Migjeni”, avioni Boeing 737 do mbulojë fluturimet drejt Italisë (Fotot)

135

Një tjetër avion i bashkohet kompanisë ‘Air Albania’ dhe do të mbulojë fluturimet nga Rinasi për në aeroportet e Italisë. Pas “Lasgushit” që mbulon Stambollin, është përzgjedhur “Migjeni” për të mbuluar Italinë.

Avioni është i llojit Boeing 737, i vitit 2016, dhe përmbush standardet më të larta që nga ushqimi dhe deri te televizorët për çdo pasagjer.

“Migjeni” do ketë ushqim në bord dhe televizor për çdo pasagjer

Flotës së ‘Air Albania’ do i shtohen edhe “Naimi” me “Nolin” që do të mbulojnë destinacione të tjera evropiane, si dhe linjën direkte Shqipëri-SHBA.