Air Albania preku sot Italinë, ja tre destinacionet

58

Air Albania nisi sot fluturimet drejt Italisë, ndërsa fluturimi i parë ishte në Milano. Avioni që realizoi këtë udhëtim quhet Migjeni.

Ai është i modelit Boing 737 – 800, një prodhim i vitit 2016 me kapacitet prej 160 pasagjerësh.

Janë 3 destinacione të reja që kompania me kapital shtetëror u ofron pasagjerëve: në Romë, Milano dhe Bolonja.

Futja në treg e kompanisë me flamurin shqiptar Air Albania ka sjellë uljen e çmimit të biletave. Përveç uljes me 20% të udhëtimeve që bëhen me avionin e parë të kësaj linje për itinerarin Tiranë – Stamboll, çmime edhe më të ulëta pritet që vijnë këtë fillim vjeshte me destinacionet drejt Italisë.