Akademik Nazim Gruda merr certifikatën e “Best Scientific Abstract Prize”

4

Bashkimi i Akademive Europiane për Shkencat e Aplikuara të Bujqësisë, Ushqimit dhe organizoi sot takimin online të Komitetit Drejtues, gjatë të cilit u shpërndanë edhe certifikatat e konkursit me abstraktet/përmbledhjet më të mira shkencore të vitit të shkuar, pas vlerësimit nga një juri ndërkombëtare.

Vendin e dytë e fitoi përmbledhja me titull: “Effect of biofertilizers on leaf yield, nitrate amount, mineral content and antioxidants of basil (Ocimum basilicum L.) in a floating culture” me bashkautor akademikun Nazim Gruda. Akademia e Shkencave të Shqipërisë përgëzoi përzemërsisht autorët e këtij punimi për këtë arritje, duke u uruar suksese të mëtejshme.

Prof. Gruda, një nga akademikët tanë më të shquar, është mbajtës i çmimit “Dr.-Heinrich-Baur”, të Universitetit Teknik të Mynihut në Gjermani dhe “Shkencëtar i shquar” i Akademisë së Shkencave Kineze.

Në Universitetin e Floridës, SHBA, ishte “Courtesy Associate Professor” dhe atë të Virginia Polytechnic Institute and State University si “Research Scholar”, për të përmendur vetëm disa arritje e nderime të tij jashtë vendit. Ai është anëtar, anëtar korrespondent ose nderi i tre akademive evropiane.

Si përfaqësues i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në UEAA, ai shërben si urë lidhëse e akademive evropiane me atë shqiptare e anasjelltas.

/ata.gov.al