AKPA: Mbi 13 mijë gra dhe vajza u mbështetën nga programet e punësimit

17

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) bëri të ditur se përmes programeve të saj mbështet punësimin dhe formimin profesional të grave dhe vajzave.

Përmes ndërmjetësimit, programeve të nxitjes së punësimit dhe aftësimit profesional është mundësuar punësimi i 13 044 grave dhe vajzave gjatë 2022-shit.

Përmes programeve të nxitjes së punësimit janë punësuar 2 593 gra dhe vajza, ndërsa të regjistruara në formimin profesional janë 4 641 gra dhe vajza.

“Misioni ynë është mbështetja dhe aftësimi profesional i grave dhe vajzave duke bërë të mundur punësimin e qëndrueshëm të tyre”, bëri të ditur AKPA.

/ata.gov.al