Aksi Elbasan-Banjë drejt përfundimit, përfitojnë shtatë fshatra

32

Punimet në lotin numër 3 të segmentit rrugor Elbasan-Banjë janë drejt përfundimit dhe shumë shpejt banorët e shtatë fshatrave që përfshinë ky aks do të kenë një rrugë me standarde europiane.

Vlera e investimit është 1.3 miliardë lekë, të akorduara nga Buxheti i Shtetit dhe se punimet pritet të përfundojnë brenda afatit të parashikuar.

Aksi në fjalë ka një gjatësi prej 8.5 kilometra dhe deri më tani kanë përfunduar 82 përqind e punimeve.