Aksi Korçë-Ersekë drejt përfundimit, shkurton në 20 minuta kohën e udhëtimit

57

Puna për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, loti 2, po vijon me ritme të larta. Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se deri tani ka përfunduar 68 % e vëllimit të punës.

“Ka përfunduar ndërtimi i disa veprave të artit. Po punohet me gërmim, mbushje, me ndërtimin e mureve pritëse prej betoni, si dhe me betonimet e veprave të artit”, informoi ARRSH.

Sipas ARRSH-së, përfundimi i kësaj vepre do ta shkurtojë në vetëm 20 minuta kohën e udhëtimit në këtë aks, do të zhvillojë turizmin e zonës, si dhe do të ofrojë një udhëtim panoramik përgjatë peizazheve të mrekullueshme të Kolonjës.