Aksi rrugor Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu futet në funksion verën e këtij viti

30

Aksi rrugor Thumanë-Kashar, një ndër akset më të rëndësishme të Korridorit Blu, do të futet në funksion në verën e këtij viti.

Gjatë analizës vjetore të punës për vitin që lamë pas dhe zhvillimet këtë vit, Balluku u shpreh se punimet do të përshpejtohen për shkak të volumeve të trafikut të vizitorëve të huaj në vendin tonë, që këtë vit kanë arritur 10 milionë.

Balluku shpjegoi se ngarkesa e cila ndodh në pjesën e Fushë Krujës dhe në nyjen e Rinasit ka bërë që padyshim nevoja për ndërhyrje urgjente, kërkesë kjo edhe e kompanisë koncesionare të këtij aksi për të vijuar sa më parë punimet dhe dorëzimin para afatit.

“Aksi Thumanë- Kashar, së bashku me dy nyjet e tij të rëndësishme do të futen në funksion gjatë verës së 2024-ës, duke shfryrë një herë e mirë të gjithë trafikun që krijohet në autostradën e Veriut apo problematikën në Aeroportin e Rinasit, që pavarësisht që ne mundohemi të sqarojmë sigurisht pasagjerët e vuajnë“, u shpreh Balluku.

/ata.gov.al