Aksion pastrimi tek Syri i Kaltër

61

Në Syrin e Kaltër, Sarandë ka nisur aksioni i pastrimit pas një situate emergjente të denoncuar nga vizitorë dhe turistë.

Deri më tani është bërë e mundur largimi i pemëve të infektuara dhe të thara në monument si dhe prishja e ndërtimeve brenda sipërfaqes së monumentit.

Gjithashtu në këtë hapësirë po punohet vazhdimisht për heqjen e mbetjeve inerte të mbetura nga aksioni i parë dhe mbjellja e pemëve të reja të llojit Rrap në hapësirën e pastruar.

Aksioni i pastrimit do të vijojë përgjatë gjithë muajit prill dhe maj, që sezoni i ri veror të nisë me më shumë cilësi, pastërti dhe standarde, për të pritur më shume turistë në këtë destinacion.