Aktiviteti fizik, mënyra më e mirë për të hequr varësin ndaj duhanit

428

Hulumtimet e reja kanë identifikuar një mekanizëm kyç që tregon se si ushtrimet fizike mund ta ndihmojnë trurin në mënyra të caktuara përmes së cilave lehtësohet varësia nga substancat e caktuara, siç është duhani.

Shkencëtarët britanikë edhe më parë kanë konstatuar se vetëm pesë minuta ecje mund t’i lehtësojë simptomat që shkaktohen nga lënia e duhanit.

Ata besojnë se ushtrimet fizike ndihmojnë në lirimin e dopaminës (hormon i disponimit të mirë) dhe rrjedhimisht zvogëlohet dëshira për nikotinë. Ndër tjera, furnizimi konstant me dopaminë ka edhe përfitime tjera marramendëse: e përmirëson kujtesën, e lufton depresionin, shkakton humbjen e peshës dhe ndihmon në shmangien e sëmundjes së Parkinsonit.

Ekspertët rekomandojnë të bëni ushtrime aerobike, të cilat e rrisin pulsin e zemrës dhe qarkullimin e oksigjenit përmes gjakut. Sipas tyre, këto lloj ushtrimesh fizike ndërlidhen me zvogëlimin e shumë problemeve shëndetësore, duke përfshirë diabetin, sëmundjet kardiovaskulare dhe artritin.