Aktori shqiptar arrin majat në SHBA, Marko Caka ngjit shkallët e Hollywoodit

46

Aktori shkodran, Marko Caka, ka marrë pjesë në produksione të ndryshme filmike vitet e fundit dhe duket se nga viti në vit po arrin në tjetër nivel në Hollywood.

Ai është gjithashtu një gazetar dhe reporter që ka punuar me shumë televizione dhe gazeta në Greqi, Shqipëri dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pasi zbuloi dashurinë e tij për aktrimin, vendosi ta ndjekë atë profesionalisht, ku kreu disa klasa në HB Studio.

Ai u trajnua gjithashtu nga trajneri Ron Millkie në shfaqjet bashkëkohore, tregtare dhe teatrale. Marko u bashkua më pas në industrinë amerikane të filmave, ku shfaqjet e tij të jashtëzakonshme e vlerësuan atë për anëtarësimin e tij në SagAftra.

Tani së fundmi Marko i është bashkuar një produksioni hollivudian, ku do të luajë krah Halle Berry.