Aktorja e famshme: Nuk mund ta lë këtë botë pa thënë se jam shqiptare

163

Irene Papas është një ndër aktoret më të famshme në botën e industrisë së filmave.

Aktorja ka qenë në vëmendjen e mediave rozë me filmin ndërkombëtar, ku ishte në krah të shqiptarit Bekim Fehmiut, “Një fëmijë i quajtur Jezus”.

Megjithëse është në moshën 92-vjeçare dhe shumë njerëz mendojnë se është greke, ajo edhe njëherë ka treguar se është shqiptare.

“Unë nuk mund ta lë këtë botë duke mos e thënë të vërtetën. Unë jam shqiptare. Kam lindur në vitin 1926 dhe mbiemri im fillimisht ka qenë Leleku”, ka thënë ajo.

Theksojmë se Irene ka luajtur në më shumë se 90 projekte filmike si dhe në disa shfaqje teatrale.

Ndryshe, roli që i dha famën e madhe ishte i Penelopes, në serialin italian “Odiseu” së bashku me ish-aktorin, Bekim Fehmiu.