‘Albtech’ i krijuar nga 6 vajza shqiptare, përzgjedhet nga Huawei ndër 5 më të mirët në botë

12

“Albtech” është një histori suksesi. Ajo është krijuar nga 6 vajza studente në profile të ndryshme në Universitetin e Tiranës, që kanë përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në 2 faza të konkursit ndërkombëtar të talentit të gjigantit të teknologjisë, “Huawei”.

Projekti i tyre i quajtur ESA – Easy Services Albania lidhet me lehtësimin e përdorimit të shërbimeve digjitale për personat që kanë vështirësi në përdorimin e teknologjisë dhe është përzgjedhur tashmë nga Huawei ndër 5 më të mirët në botë dhe si skuadra më e mirë për Evropën në kuadër të konkursit “Tech4Good”.