Alpet dhe Lugina e Vjosës shpallen Zona të Mbrojtura

18

Alpet dhe Lugina e Vjosës shpallen Zona të Mbrojtura. Vendimet e fundit të Agjencisë Kombëtare të Territorit e shtuan sipërfaqen e Zonave të Mbrojtura. Tashmë jemi në një sipërfaqe më të gjerë me Alpet e Shqipërisë të mbrojtura nga kjo Agjenci.

Vendimet në unanim të institucionave shtetërore mbrojnë zona të tëra ku padyshim një nga ato më të debatuarat është e gjithë Lugina e Lumit Vjosë, e cila tashmë është një zonë e mbrojtur.

Të gjitha Zonat e Mbrojtura janë rishikuar duke u përmbledhur në një studim, i cili është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe pritet së shpejti të miratohet në Qeveri. Zonat e Mbrojtura do të shtohen me Parkun e Alpeve dhe të Vjosës.